OKB e alarmuar nga veprimet ushtarake të Izraelit në Liban: Nevojitet një deeskalim urgjent

28 Maj 2026 | 13:16

Kombet e Bashkuara këtë të enjte deklaroi se janë thellësisht të alarmuara nga ndikimi i veprimeve ushtarake në rritje të Izraelit në Liban, pasi autoritetet libaneze raportuan dhjetëra vdekje, përfshirë fëmijë.

“Jemi thellësisht të alarmuar nga ndikimi shkatërrues i intensifikimit të operacioneve ushtarake izraelite dhe urdhrave të zhvendosjes së popullsisë. Nevojitet një deeskalim urgjent”, postoi Zyra Rajonale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në X.

OKB-ja tha gjithashtu se informacionet paraprake tregojnë se shumë civilë të vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë midis viktimave të sulmeve të fundit izraelite. Ajo bëri thirrje që civilët dhe infrastruktura civile të mbrohen.

Deklarata erdhi ndërsa ministria e shëndetësisë e Libanit tha se sulmet izraelite vranë të paktën 34 persona dhe plagosën 77 të tjerë të mërkurën, në një nga ditët më vdekjeprurëse që nga fillimi i armëpushimit në vend në prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026