Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vijon betejën ligjore për lirinë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk ka hequr dorë nga kërkesat për të ndryshuar masën e sigurisë, me synim lirimin nga qelia ku ndodhet prej korrikut të vitit 2024.
Pasi shkalla e parë e gjyqësorit rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë, përfshirë edhe garancinë pasurore, Beqaj i është drejtuar Apelit të Posaçëm me një ankim ndaj vendimit.
Edhe në shkallën e dytë të gjyqësorit, kërkesa e tij mbetet e njëjtë: lirimi nga paraburgimi.
Ilir Beqaj akuzohet për pesë vepra penale në kuadër të një procedimi që lidhet me dyshimet për abuzim me fondet e Bashkimit Europian përmes programit “SASPAC”.
Prokuroria ka renditur ndaj tij akuzat për “korrupsion pasiv”, “shkelje të barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim në bashkëpunim” dhe “mosdeklarim pasurie”.
Paralelisht me këtë çështje, ish-ministri po gjykohet edhe në dosjen e njohur si “Sterilizimi”, një proces i ndarë nga ai i grupit tjetër të dënuar disa javë më parë nga Gjykata e Posaçme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta