Rekord pjesëmarrjeje në votimet e parakohshme në Korenë e Jugut

30 Maj 2026 | 19:24

Pjesëmarrja në votimet e parakohshme për zgjedhjet e nënta lokale mbarëkombëtare në Korenë e Jugut ka arritur një rekord historik prej 23.51%, sipas Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 10.49 milionë nga 44.64 milionë votues të regjistruar kanë votuar gjatë periudhës dyditore të votimit të parakohshëm, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 20.62% të regjistruar në zgjedhjet lokale të vitit 2022.

KQZ bëri të ditur se vetëm në ditën e parë pjesëmarrja arriti në 11.6%, ndërsa në ditën e dytë u shtuan edhe 11.91%, duke çuar shifrën totale në 23.51%. Autoritetet theksuan se të gjitha rajonet kryesore kanë regjistruar rritje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale.

Zgjedhjet lokale në vend do të përcaktojnë drejtuesit e bashkive, guvernatorët, anëtarët e këshillave lokalë dhe zyrtarët e arsimit në mbarë vendin, ndërsa votimi i parakohshëm u mundëson qytetarëve të votojnë edhe jashtë zonave të tyre të regjistruara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026