Turistët e huaj të magjepsur nga Himara, deti dhe natyra mbeten atraksionet kryesore
Himara vijon të mbetet e preferuar nga turistët e huaj. Ata vijnë kryesisht nga Greqia, Anglia dhe Danimarka por edhe nga çdo vend i botës, të cilët kryejnë ture në Shqipëri. Gjatë vizitës së tyre në Himarë tregojnë se kanë mbetur të magjepsur, pasi qyteti i vogël bregdetar i pëlqen shumë. Të preferuar shprehen se kanë detin dhe natyrën e bukur,
“Unë vij nga Anglia. Kam jetuar për një kohë të gjatë në një zonë pranë Winchestër. Jam në Himarë për një fundjavë të gjatë, për shkak se tani kemi pasur pushime. Është hera ime e parë që jam në Himarë. Partnerja ime është këtu për herën e 10 apo të 12.Unë jetoj në Shqipëri. Në Tiranë kam rreth 5 vite që jetoj aty, për shkak të punës që kam. Tirana na pëlqen shumë, është një qytet i madh që po rritet më shumë, dhe një qytet shumë i ngarkuar. Kur erdhëm për herën e parë në Tiranë ishte qetë, por tani po rritet edhe në infrastrukturë ndaj ne preferojmë të lëvizim”, thotë një turist.
“Unë vij nga Londra. Jam për herën e parë në Himarë. Kam zgjedhur Himarën këtë radhë për shkak të detit, klimës së mirë dhe pamjes së mrekullueshme. Shqipërinë e zgjodhëm për ta vizituar pasi pamë nëpërmjet internetit. Ky vend në pëlqen shumë. Më parë kemi qenë në Tiranë ndërsa tashmë jemi në Himarë. Jam këtu me të dashurin tim Kevin. Me siguri që Shqipërinë dhe Himarën do ta rekomandojë tek miqtë e mi dhe sigurisht do të rikthehem sërish këtu”, shprehet një tjetër.
Himara pak nga pak po ndryshon nga realiteti i dikurshëm i një qyteti bregdetar ku vite më parë të shumtë në numër e vizitonin vetëm turistët e huaj nga Greqia.
Si një destinacion i pazbuluar ende plotësisht, Himarën tashmë e vizitojnë qindra turistë çdo muaj nga vende të ndryshme të botës edhe në pranverë. Ndërsa përgjatë verës numri i tyre shumëfishohet nga viti në vit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta