Digjen mbetje plastike në Elbasan, tymi mbulon zonën pranë lumit Shkumbin! Zjarrfikësit shmagin përhapjen e flakëve
Një re e dendur tymi të zi ka mbuluar këtë të diel pjesën perëndimore të qytetit të Elbasanit, në zonën pranë ish-Kombinatit Metalurgjik. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë djegur goma të përdorura dhe mbetje plastike buzë lumit Shkumbin, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim për banorët e zonës.
Ngjarje të tilla janë përsëritur disa herë në këtë zonë, ndërsa autorët vijojnë të mbeten të paidentifikuar, pavarësisht rasteve të shpeshta të djegies së mbetjeve.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë, pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet përkatëse për identifikimin e përgjegjësve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta