35-42 raste në javë, mjekët: Virozat po prekin më shumë fëmijët dhe të moshuarit

1 Qershor 2026 | 17:42

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave kanë sjellë rritje të rasteve me viroza respiratore në Elbasan. Mjekët e qendrave shëndetësore raportojnë se çdo ditë paraqiten 5 deri në 6 pacientë me simptoma si kollë, temperaturë, dhimbje trupi dhe lodhje të theksuar. Më të rrezikuar mbeten fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

“Aktualisht po qarkullon një virus respirator sezonal që po prek një pjesë të madhe të popullsisë. Pacientët paraqiten me kollë, dhimbje trupi, pafuqi dhe temperaturë. Kjo virozë favorizohet nga ndryshimet e temperaturave dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura. Grupet më të rrezikuara janë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Këshillohet shmangia e ambienteve të mbyllura, hidratimi dhe paraqitja te mjeku i familjes në shfaqjen e simptomave të para”, tha Evis Gjorga, Mjeke e Përgjithshme.

Në këtë periudhë pranverore, mjekët theksojnë edhe rëndësinë e dallimit mes virozave dhe alergjive sezonale, pasi simptomat shpesh ngatërrohen nga qytetarët.

“Duke qenë se jemi në stinën e pranverës, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes alergjive sezonale dhe virozave respiratore. Pacientët duhet të paraqiten te mjeku i familjes për një diferencim të saktë. Virozat shoqërohen zakonisht me temperaturë, dhimbje koke dhe dhimbje trupi, ndërsa alergjitë me teshtima, lotim sysh dhe djegie hundësh, por pa temperature”, shtoi ajo.

Sipas mjekëve, vetëm në një qendër shëndetësore në Elbasan regjistrohen rreth 35 deri në 42 raste në javë, duke reflektuar një rritje të qarkullimit të virozave në këtë periudhë sezoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026