Grupi i strukturuar kriminal, GJKKO dërgon për gjykim 5 të pandehurit (EMRAT)
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të martë ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të dërgojë për gjykim të çështjes penale ndaj Eltjon Bregasit, Erion Hoxharit, Mariglen Shushës, Elton Hamzës dhe Donial Drollit.
Ataakuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, etj.
Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale që i përket proçedimit penal nr. 36/2, të vitit 2019 (238/2017), në ngarkim të të pandehurve: Eltjon Bregasi, Erion Hoxhara, Mariglen Shusha, Elton Hamza dhe Donial Drolli”.
2. Në seancën e datës 01.06.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Olkeda Lice, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 10/29/17/99, datë 01.06.2026, vendosi:
– Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. – Dërgimin për gjykim të cështjes penale, hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), në ngarkim të të pandehurve:
1. Erjon Hoxhara, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
2. Eltion Bregasi, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
3. Mariglen Shusha, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1,28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
4. Donial Drolli, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
5. Elton Hamza, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1,28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
– Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit, duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
– Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq, së bashku me fashikullin e gjykimit, në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brenda 10 ditëve nga shpallja e tij.
– Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata të shpërblehen nga shteti sipas tarifave përkatëse. – Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta