Ismail Hoxha tregon si mund të përmirësohet sezoni turistik
Eksperti i turizmit, Ismail Hoxha tha për Euronews Albania se incidentet që ndodhin gjatë sezonit veror, janë për shkak të mungesës së organizimit.
Siç sqaroi dhe vetë ai të gjithë operatorët turistik janë të vetëdijshëm për ngjarjet fatkeqe që mund të vijnë si pasojë e kësaj mungese organizimi, ndërsa tha se e vetmja zgjidhje ngelet në dorë të qeverisë dhe marrëveshjeve mes palëve.
“Qeveria duhet të tregojë se strukturat shtetërore funksionojnë dhe strukturat shtetërore nuk duhet të funksionojnë vetëm pasi ndodhin incidentet”, u shpreh Hoxha.
Eksperti sqaroi në Euronews Albania se ngjarja e ndodhur së fundmi në Velipojë ku katër persona humbën jetën për shkak të një konflikti për shezlongët, është shqetësuese jo vetëm për turistët por për gjithë qytetarët.
“Tek të huajt (ngjarjet e tilla) kanë një efekt pak më të madh sepse ndryshe nga Shqipëria ku po themi, nëse incidenti ndodh në Velipojë, thjesht bllokohet Velipoja, për të huajt bllokohet gjithë Shqipëria”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta