Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

4 Qershor 2026 | 20:13

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin ekonomik që po mbahej në Shën Petersburg.

Ai pohoi, ndër të tjera, se nëse Ukraina pranon “kompromisin për të cilin ramë dakord në në Alaska në gusht 2025 me Donald Trump, atëherë “konflikti do të përfundoj natyrshëm dhe shumë shpejt”.

Ai tha se nuk ka dyshime se janë gati dhe se duan të arrijnë një marrëveshje me Ukrainën me mjete paqësore, bazuar në pikat që diskutuan me Presidentin Trump në Anchorage.

I pyetur nga Associated Press në lidhje me luftën në Ukrainë dhe se si ajo ndikon në Rusi, presidenti rus tha se Rusia mund të kontrollojë rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe të lidhë një marrëveshje paqeje nëse dëshiron.

“Njëra nuk bie ndesh me tjetrën”, sqaroi ai.

Lidhur me luftimet në fronte, Putin pohoi se forcat ruse po përparojnë “përgjatë gjithë vijës së kontaktit” në të gjitha drejtimet dhe kohët e fundit kanë pushtuar “rreth 2,440 kilometra katrorë” territor.

Putin vazhdoi duke thënë se problemi i Kievit është se vuan nga një “mungesë katastrofike personeli”.

“Kohët e fundit, numri i tyre është ulur me 100,000 njerëz. Çdo muaj ata humbasin rreth 10,000 njerëz, ndërsa rreth 20,000 njerëz janë dezertorë. Deri më tani këtë vit, numri i dezertorëve ka arritur në 60,000 njerëz”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë

Presidenti Donald Trump thotë se sulmet e fundit nga SHBA-të e goditën Iranin “shumë rëndë”, duke shtuar se sulmet ishin “në nder” të tre ushtarëve...
14:20 | 20/07/2026

Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona

Një sulm me raketa ruse ndaj një anijeje që transportonte misër pranë portit jugor të Odesës në Ukrainë vrau 10 persona. Rusia goditi Golden Leo,...
14:20 | 20/07/2026

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Ligjvënësit francezë janë në një garë për të gjetur një kompromis që do të lejojë që projektligji për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga...
14:06 | 20/07/2026