Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit

20 Korrik 2026 | 15:34

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kundërshtoi praninë e Shabanit në seancë, duke pretenduar se zgjedhja e tij është bërë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Nuk mund ta provokoni opozitën duke sjellë për të raportuar në këtë seancë një njeri që është zgjedhur në flagrancë në kundërshtim me Kushtetutën. Një njeri që ka keqpërdorur vullnetin e deputetëve të opozitës për të uzurpuar një pozicion kushtetues. Nuk kemi nevojë të dëgjojmë një njeri që s’ka ngritur kurrë zërin gjithë këto muaj, është sjellë si ushtar partie dhe jo si Avokat i Popullit. Largojeni nga salla e Parlamentit! Keni shkelur Kushtetutën, grupi ynë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sa kohë nuk ka vendim, respektoni këtë sensibilitet të opozitës”, deklaroi ai.

Pas bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën plenare për 5 minuta megjithatë, edhe pas rikthimit të seancës, deputetët e opozitës vijuan të mbanin të bllokuar foltoren, duke mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit.

Pavarësisht thirrjeve të Peleshit për të liruar foltoren dhe për të dëgjuar raportin, opozita refuzoi të tërhiqej.

“Nuk e kemi arenë gladiatorësh Parlamentin. Lironi foltoren! Takojeni pas raportimit. Mos u impononi mendimin tuaj kolegëve të tjerë që janë ulur dhe po presin të dëgjojnë raportin. Mos u bëni pengesë e zbatimit të Kushtetutës. Ju lutem, uluni. Në këtë sallë jeni të detyruar të respektoni rregulloren dhe detyrimin e institucioneve për të raportuar. Uluni, nuk jeni këtu për forcën fizike! Nuk jemi këtu për përleshje! Jemi për të përplasur mendimet, jo kokat! Pa dëgjuar raportin, nuk mund të diskutojmë në ajër! Nuk ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës”, u shpreh Peleshi.

Për shkak të vijimit të bllokimit të foltores, seanca plenare u ndërpre sërish, duke kaluar në një pushim të dytë prej 5 minutash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026