Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese
Seanca plenare e kësaj të hëne është mbyllur pas miratimit të propozimit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese në seancën e radhës, më 23 korrik.
Propozimi erdhi pasi seanca u ndërpre dy herë për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, të cilët kundërshtuan raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani.
Balla kërkoi që projekt-rezolutat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK-un, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Avokatin e Popullit të shqyrtohen në seancën e ardhshme.
“Pesë institucionet që janë sot të programuara për të raportuar, të kalojnë në seancën pasardhëse. Kjo ishte konceptuar si një seancë e posaçme raportimesh, por kjo nuk u arrit. Kërkoj që propozimi të hidhet në votim”, u shpreh Balla.
Propozimi u kundërshtua nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkoi që Kuvendi të vijonte punimet me institucionet e tjera dhe të përjashtohej vetëm raportimi i Avokatit të Popullit.
“Nuk e kuptoj logjikën e këtij propozimi. Nëse biem dakord të ndryshojmë rendin e ditës, ta vazhdojmë seancën tani. Ne kërkojmë vetëm që Endri Shabani të mos raportojë, pasi çështja e zgjedhjes së tij është në Gjykatën Kushtetuese. Doni të prishni edhe këtë seancë, edhe seancën tjetër duke provokuar opozitën”, deklaroi Bardhi.
Pas votimit, Kuvendi miratoi propozimin e Ballës me 76 vota pro dhe 25 kundër, duke vendosur që raportimet dhe projekt-rezolutat të shqyrtohen në seancën plenare të 23 korrikut. Seanca më pas u mbyll.
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë