49 persona humbin jetën nga etja në shkretëtirën e Saharasë, kamioni që udhëtonin pësoi defekt

5 Qershor 2026 | 17:01

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën nga etja pasi kamioni me të cilin udhëtonin u prish dhe ata mbetën të bllokuar për disa ditë në shkretëtirën e Saharasë, në veri të Nigeri, njoftuan autoritetet lokale.

Viktimat, të gjithë shtetas të Nigeri, po ktheheshin nga një festival fetar në Mali kur automjeti i tyre u prish më shumë se 80 kilometra në perëndim të Assamaka, pranë kufijve me Malin dhe Algjerinë.

Sipas autoriteteve të rajonit Agadez, vetëm dy persona arritën të mbijetonin. Ata përshkuan mbi 50 kilometra në kërkim të një burimi uji dhe më pas vazhduan drejt Assamakës, ku njoftuan autoritetet për tragjedinë.

Një delegacion i dërguar në vendngjarje nga guvernatori i rajonit, Ibra Boulama Issa, konfirmoi se kamioni kishte udhëtuar për disa ditë nga qyteti Talhandek në Mali, rreth 300 kilometra larg kufirit me Nigerin.

“Në vendngjarje, gjetjet ishin veçanërisht tronditëse. Dhjetëra trupa të pajetë u gjetën nën kamionin e palëvizshëm dhe në zonën përreth tij”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.

Fotografitë e publikuara nga autoritetet treguan trupa të shpërndarë në shkretëtirë, pranë sendeve personale dhe copave të veshjeve.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët mbetën pa ujë dhe nuk arritën të riparonin automjetin, pavarësisht përpjekjeve të shoferit dhe udhëtarëve. Temperaturat ekstreme dhe mungesa e pikave të furnizimit me ujë në zonë e bënë mbijetesën pothuajse të pamundur.

Të 49 viktimat u varrosën në varre masive pranë vendit të ngjarjes, në një operacion që autoritetet e përshkruan si një detyrë jashtëzakonisht të vështirë dhe emocionalisht rraskapitëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putini refuzon propozimin e Zelenskyy-t për një takim

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka parë letrën e homologut të tij Volodymyr Zelensky, në të cilën ai propozonte një takim për t’i dhënë fund luftës....
17:47 | 05/06/2026

CENTCOM mohon pretendimet: Forcat iraniane nuk sulmuan ndaj anijeve luftarake të Marinës Amerikane

Ushtria amerikane ka mohuar një pretendim të marinës iraniane se ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese pranë dy shkatërruesve amerikanë në Gjirin e Omanit. “Forcat...
17:33 | 05/06/2026

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Africa CDC nisën të premten një plan të përbashkët reagimi ndaj shpërthimit të Ebolës, duke kërkuar 518 milionë dollarë për...
17:33 | 05/06/2026