Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij
Aktori amerikan James Handy, i njohur për rolet e tij në filma dhe seriale të njohura si Jumanji dhe Top Gun: Maverick, ka humbur jetën pasi u sulmua me thikë në shtëpinë e tij në lagjen Tarzana të Los Angelesit.
Sipas Departamentit të Policisë, 81-vjeçari u gjet pa ndjenja në oborrin e banesës së tij të, me disa plagë thike në gjoks. Ai u shpall i vdekur pas mbërritjes së ekipeve të emergjencës.
Për ngjarjen është arrestuar Michael Gledhill, 44 vjeç, djali i partneres së Handy-t. Autoritetet thanë se një telefonatë në numrin e emergjencës 911 çoi në zbulimin e krimit, ku telefonuesi deklaroi: “Unë jam biri i njeriut, sapo vrava njeriun e mëkatit”.
Sipas policisë, Gledhill jetonte në të njëjtën banesë me nënën e tij dhe viktimën. Pas mbërritjes së oficerëve në vendngjarje, ai u identifikua si personi që kërkohej dhe u arrestua pa incidente.
I dyshuari është dërguar në burgun e Van Nuys dhe përballet me një akuzë për vrasje. Gjykata i ka caktuar një garanci prej 2 milionë dollarësh.
James Handy lindi në Nju Jork dhe ndërtoi një karrierë të gjatë që zgjati më shumë se gjashtë dekada. Edhe pse rrallëherë luajti role kryesore, ai u bë i njohur për interpretimet e tij në filma dhe seriale të shumta, përfshirë NYPD Blue, Law & Order, CSI: NY, Alias, Castle, NCIS, The West Wing, Arachnophobia, The X-Files dhe Logan.
Roli i tij i fundit në kinema ishte në filmin Top Gun: Maverick (2022), ku interpretoi Jimmy-n, një barist që punonte me personazhin e luajtur nga Jennifer Connelly.
Pas lajmit për vdekjen e tij, figura të njohura të industrisë së filmit shprehën ngushëllimet e tyre.
SHBA vendosin sanksione të reja ndaj rrjetit që kontrabandonte gaz të lëngshëm nafte iraniane
Presidentja sllovene ngre flamurin palestinez në Pallatin Presidencial
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
- 21:11 SHBA vendosin sanksione të reja ndaj rrjetit që kontrabandonte gaz të lëngshëm nafte iraniane
- 21:04 Presidentja sllovene ngre flamurin palestinez në Pallatin Presidencial
- 20:50 Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
- 20:49 Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit
- 20:45 BE-ja po ecën drejt planit ‘anëtarësim të lehtë’ për vendet kandidate
- 20:40 Putini i përgjigjet Zelenskyt: Asnjë negociatë paqeje dhe mos më quani të vjetër