SHBA vendosin sanksione të reja ndaj rrjetit që kontrabandonte gaz të lëngshëm nafte iraniane
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar të premten vendosjen e sanksioneve të reja ndaj një rrjeti individësh, subjektesh dhe anijesh cisternë të akuzuar për kontrabandë të gazit të lëngshëm të naftës (LPG) me origjinë iraniane, i cili ishte maskuar si LPG nga Omani dhe transportohej drejt Azisë Jugore dhe Lindore.
Sipas Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC), rrjeti kishte përdorur kompani fasade në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinë, si dhe llogari bankare të huaja dhe një flotë anijesh në hije për të transportuar miliona fuçi LPG iraniane, duke fshehur origjinën e saj dhe duke shmangur sanksionet amerikane.
Autoritetet amerikane bënë të ditur se masa përfshin gjithashtu sanksione ndaj një rrjeti iranian të këmbimit valutor dhe drejtuesve të tij, të akuzuar për lëvizjen e qindra miliona dollarëve në emër të bankave të sanksionuara iraniane.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të godasin rrjetet financiare dhe të transportit që ndihmojnë Iranin të shmangë sanksionet ndërkombëtare.
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil