Mbërrijnë 500 mijë vaksina nga Kina, rinis procesi i vaksinimit në RMV
Janë dashur dy aeroplanë për të sjellë në aeroportin e Shkupit sasinë më të madhe të vaksinave për Maqedoninë e Veriut.
Janë 500 mijë doza “Sinovac” të blera në Kinë, të cilat janë pritur nga nga Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanovski dhe ambasadori kinez në vend, Zhang Zhuo.
Dozat do të ruhen në poliklinikën “Jane Sandanski” dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, nga ku do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend.
Këto doza mbërrijnë në RMV në një kohë kur situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm.
Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj njoftoi se në 24 orët e fundit janë evidentuar gjashtë raste pozitive dhe asnjë humbje jete.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, 5484 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
- Maqedonia e Veriut nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19
- Pendarovski: Nuk kemi çfarë të diskutojmë me Bullgarinë derisa të zgjidhet qeveria e re
- Detyrimet e RMV-së, lista e përcaktuar gjatë takimit të Zaev me presidentin dhe kryeministrin e Bullgarisë
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta