Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

6 Qershor 2026 | 10:39

Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, është ekstraduar nga Italia shtetasi Sajmir Kolaveri, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë së Shtetit, ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, që synon lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me vendim të datës 25 shtator 2025, i ka caktuar Kolaverit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, më 5 gusht 2020, Kolaveri dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi kriminal për vrasjen e shtetasit Klevis Lleshi, për motive gjakmarrjeje. Më pas, sipas akuzës, ai ka marrë pjesë në transportimin dhe varrosjen e kufomës në fshatin Shpërdhet, në Mamurras.

Klevis Lleshi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhja, ka reaguar nga Pogradeci lidhur me protestat kundër projektit turistik në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se qeveria po i...
12:51 | 06/06/2026

Makina del nga rruga në aksin Sarandë–Delvinë, plagoset 16-vjeçari drejtues

Një i mitur është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin Sarandë–Delvinë. Një automjet tip “Golf”, i drejtuar nga...
11:46 | 06/06/2026

Kapet në Kurbin 54-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar fazën e 95-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, si rezultat i një informacioni të siguruar për vendndodhjen...
10:50 | 06/06/2026