Gara për drejtues të Policisë së Shtetit, përfundojnë pikëzimet për drejtuesit e rinj në qarqe

6 Qershor 2026 | 12:00

Gara për drejtuesit e Policisë së Shtetit në disa qarqe të vendit ka përfunduar fazën e pikëzimit, duke nxjerrë edhe renditjen e kandidatëve pjesëmarrës në procesin e konkurrimit për drejtimin e drejtorive vendore të policisë.

Sipas të dhënave të publikuara, në garë kanë marrë pjesë 21 efektivë, të cilët janë vlerësuar nga komisioni përmes kritereve profesionale, përvojës në detyrë dhe intervistimit, duke u renditur sipas pikëve të fituara.

Në vendin e parë renditet Adriatik Tafçiu, aktualisht këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas tij vjen Ervin Hodaj, i komanduar në krye të Policisë së Durrësit pas largimit të Afrim Tafës, në vijim të ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy të mitur.

I treti në renditje është Edvin Ndreu, aktualisht drejtor i komanduar i Policisë së Vlorës. Emërimi i tij erdhi pas largimit të Elidon Çelës, pas debatit publik të shkaktuar nga mosndërhyrja e policisë gjatë protestës në Zvërnec.

Më tej në listë renditen Artion Duka, ish-drejtor i Policisë së Dibrës, dhe Erion Ahmeti, drejtori i komanduar i Policisë së Fierit. Në garë kanë marrë pjesë edhe drejtues të tjerë të policisë, mes tyre Alket Shatro, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe Hergis Jica. Lista mbyllet me Alfred Nomanin.

Procesi i konkurrimit ka përfshirë drejtoritë vendore të policisë në qarqet Durrës, Fier, Kukës dhe Lezhë. Ndërkohë, është bërë me dije se ka përfunduar edhe gara për komisariatet vakante, për të cilat pritet finalizimi i emërimeve në ditët në vijim.

Emërimet përfundimtare do të bëhen në bazë të renditjes së kandidatëve dhe procedurave administrative të Policisë së Shtetit, duke përcaktuar drejtuesit e rinj të disa prej strukturave më të rëndësishme policore në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë ndodhi mes Ardit Bidos dhe protestuesve, momenti kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetje deputetit

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido u gjend mes turmes së protestuesve të cilët u mblodhën këtë të enjte në protestë para...
20:22 | 18/06/2026

Protestuesit para Kuvendit, eskorta e kryeministrit largohet me shpejtësi (VIDEO)

Ndryshimi i intenerarit të protestuesve duke marshuar drejt Parlamentit i kapi të papërgatitur deputetët të cilët u pikasën duke u larguar nga ambientet e Kuvendit....
20:01 | 18/06/2026

Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, Ardit Bido: O hajdut (VIDEO)

Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i...
19:51 | 18/06/2026