Plagosje me armë në Shijak, autori arratiset. Policia jep detajet e para

7 Qershor 2026 | 18:24

Një plagosje me armë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shijak. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen Lugina. Mësohet se pas një konflikti mes dy personash, situata ka agravuar në përdorimin e armës.

Si pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë njëri prej personave të përfshirë në konflikt. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është arratisur dhe policia po punon për kapjen e tij.

“Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekuestrohen 110 kg kanabis në një makinë në Igumenicë, dyshohet se kishte hyrë nga Shqipëria

Një shtetas i huaj u arrestua nga policia greke në Igumenicë, teksa po transportonte me makinë 102 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale...
20:11 | 07/06/2026

Zjarr në garazhin e një pallati në Astir, situata vihet nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në garazhin e një pallati në zonën e Astirit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e ndërtesës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje...
20:09 | 07/06/2026

Protesta në disa qytete për Zvërnecin, qytetarët me pankarta në duar

Këtë të diele janë zhvilluar protesta edhe në qytete të tjera të vendit përveç se në Tiranë. Mësohet se protestat janë zhvilluar në Shkodër, Elbasan,...
20:08 | 07/06/2026