Protesta në disa qytete për Zvërnecin, qytetarët me pankarta në duar
Këtë të diele janë zhvilluar protesta edhe në qytete të tjera të vendit përveç se në Tiranë. Mësohet se protestat janë zhvilluar në Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier.
Në Elbasan mbajt në ditën e saj të tretë, protesta kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec. Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në bulevardin kryesor të qytetit, ku bllokuan qarkullimin.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë kënduar dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të lënë lokalet dhe t’u bashkohen protestës. Qytetarët shprehen se reagimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, në kundërshtim të projektit që po kundërshtohet prej tyre.
Për të katërtën ditë radhazi, qytetarët fierakë kanë protestuar në sheshin qendror të Fierit. Me pankarta në duar në fjalën e tyre protestuesit kanë renditur edhe problematikat e qarkut Fier.
Ata kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama, teksa u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve ti bashkohen kësaj kauze që i ka ngritur në këmbë mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, qytetarët kanë zhvilluar një protestë. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar mesazhi i tubimit ka qenë “Shqipëria nuk është në shitje!”
Edhe në Shkodër e Korçë u mblodhëm dhjetëra qytetarë të cilët njoftuan se do të mblidhen prap nesër.
Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)
Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve
6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës
- 22:22 Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota
- 22:19 Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
- 21:53 E rëndë në Maltë, mbytet anija me 60 emigrantë! 10 persona humbin jetën
- 21:52 SHBA po shqyrton planin që të blejë Ishujt Chagos nga Mauritiusi
- 21:45 Sulmi i Iranit, reagon Izraeli: Teherani duhet të digjet sonte
- 21:39 Një tërmet i fortë godet Butanin, sa ishte magnituda