I arrestuar për vjedhjen e 303 shufrave prej ari, ish-zyrtari i CIA kishte krijuar edhe një program të rremë spiunazhi

8 Qershor 2026 | 08:32

Një ish-agjent ekzekutiv i inteligjencës, i cili akuzohet për vjedhjen e më shumë se 40 milionë dollarëve nga CIA, raportohet se kishte krijuar një program të rremë spiunazhi për të përvetësuar para.

David Rush, i cili ishte një punonjës i nivelit të lartë i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për 17 vjet, u arrestua në maj pasi agjentët e FBI-së zbuluan se Rush kishte vjedhur 303 shufra ari, secila rreth 2.2 paund, dhjetëra orë luksoze dhe më shumë se 2 milionë dollarë në valutë të huaj nga zyra e tij qeveritare.

Por zyrtarët amerikanë tani po pretendojnë se Rush vodhi gjithashtu miliona dollarë nga qeveria amerikane duke krijuar një “program të paligjshëm aksesi special”, një protokoll sigurie që kufizon më tej informacionin.

Rush përfshiu edhe dy kolegë në programin secret. Më pas ai bindi një individ të transferonte miliona në program nëpërmjet një kontrate mashtruese qeveritare.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme, siç është emri i programit të aksesit special ose si arriti Rush ta bindte punonjësin. Mbeten pyetje nëse kolegët e Rush që u iniciuan në program e dinin se ishte i paligjshëm dhe si arriti Rush të krijonte një program kaq sekret pa leje shtesë nga mbikëqyrësit e tij.

Në letër, programi lidhej me “vazhdimësinë e operacioneve qeveritare”, duke përfshirë programe se si qeveria amerikane do të vazhdonte operacionin në rast të një lufte bërthamore dhe fatkeqësish të tjera, raportoi New York Times.

Rush aktualisht është akuzuar për vjedhje të fondeve publike në lidhje me akuzat se ai falsifikoi kredencialet e tij arsimore dhe ushtarake për të marrë kredencialet e punës dhe klasifikimit në CIA. Ai gjithashtu plotësoi gabimisht kartat e kohës bazuar në një gënjeshtër se ishte rezervist i marinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE: Më shumë mbështetje për Ukrainën, Lindja e Mesme ka nevojë për diplomaci

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi para takimit të ministrave të Mbrojtjes të BE-së se në fokus...
10:04 | 08/06/2026

OKB thirrje autoriteteve talebane: Ndaloni arrestimet për shkak të rregullave të veshjes

Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, UNAMA ka shprehur shqetësim për arrestimin dhe ndalimin e grave në një provincë perëndimore për shkak...
09:59 | 08/06/2026

Droni rus shkel sërish hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre avionët luftarakë

Letonia lëshoi ​​një alarm për kërcënim ajror dhe u bëri thirrje vendasve të strehohen pasi një dron rus shkeli hapësirën e tyre ajrore, tha një...
09:49 | 08/06/2026