Kallas në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE: Më shumë mbështetje për Ukrainën, Lindja e Mesme ka nevojë për diplomaci

8 Qershor 2026 | 10:04

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi para takimit të ministrave të Mbrojtjes të BE-së se në fokus të diskutimeve do të jenë Ukraina, siguria detare në Lindjen e Mesme dhe strategjia evropiane e sigurisë.

Kallas tha se ministrat do të shqyrtojnë mënyrat për të rritur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të forcuar bashkëpunimin mes industrive evropiane të mbrojtjes.

“Duhet të bëjmë gjithçka që Rusia dhe Ukraina të ulen në tryezën e negociatave, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë presionin ndaj Moskës dhe të rrisim mbështetjen për Ukrainën”, u shpreh ajo.

Lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe ngushticën e Hormuzit, Kallas paralajmëroi se rajoni nuk ka nevojë për një përshkallëzim të ri të tensioneve.

“Duhet një zgjidhje diplomatike. Irani dhe Shtetet e Bashkuara duhet të arrijnë një marrëveshje. Të gjitha palët duhet të rikthehen në tryezën e bisedimeve”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se BE-ja do të diskutojë forcimin e operacioneve të saj detare, përfshirë misionet EUNAVFOR ASPIDES dhe Operation IRINI, si dhe masat kundër “flotës fantazmë” që përdoret për të anashkaluar sanksionet ndaj Rusisë.

Duke komentuar raportimet për eksportet e aluminit drejt Rusisë, Kallas tha se Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë nëse aktivitete të tilla po kontribuojnë në financimin e luftës.

“Nëse tregtia me Rusinë po ndihmon në financimin e luftës, atëherë duhet të shqyrtojmë masa të mëtejshme, përfshirë mundësinë e sanksioneve”, theksoi ajo.

Sipas Kallas, lufta mund të përfundojë vetëm kur agresori të mos ketë më burime për ta financuar atë, ndaj fokusi i BE-së mbetet kufizimi i kapaciteteve financiare të Rusisë dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026

Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit

Një komedian i famshëm turk u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi akuzohet për fyerje të Islamit. Arrestimi i 32-vjeçarit Deniz Goktas vjen në mes të një vale...
19:28 | 02/07/2026