Presidentja e Kosovës këmbëngul që dialogu të përfundojë me njohje reciproke

28 Qershor 2021 | 17:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ritheksoi se procesi i dialogut në Bruksel duhet të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë-Serbi dhe se marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Këto komente znj.Osmani i bëri gjatë një takimi që zhvilloi sot me një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në takim, theksi kryesor u vendos në perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian, si dhe nevojën kryesore për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, proces ky i cili vijon të zvarritet.

Kryetarja e shtetit vlerësoi qëndrimin pozitiv të Parlamentit Evropian për sa i përket liberalizimit të vizave, ndërsa tha se ka potencial për të intensifikuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së karshi Kosovës.

Sipas saj, institucionet e reja në vend janë të gatshme për të udhëhequr reformat kyçe. Në këtë kontekst, Presidentja e Kosovës ka bërë thirrje për prezencë të shtuar nga ana e BE-së për të siguruar mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e këtyre proceseve, të cilat do të forcojnë më tej shtetin e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026