Braktisja e fshatrave, plagë sociale, fshati Llëngë në Pogradec pa rrugë e pa shërbime
Llënga e vllehëve, një prej fshatrave më të banuar dhe më të zhvilluar të zonës së Pogradecit në shekullin XVII, sot është kthyer në një vend ku kanë mbetur vetëm kujtimet e banorëve. Pas viteve ’90, largimi masiv për një jetë më të mirë solli boshatisjen e fshatit.
Sot, banorët që vazhdojnë të jetojnë në Llëngë thonë se mbijetojnë mes vështirësive dhe se mungesa e shërbimeve i ka lënë të izoluar.
“Këtu ka qenë zhvillim i madh. Llënga ka pasur mullinjtë, vend i bukur. Presim të na bëjë shteti diçka. Duhet rruga, po u bë rruga, njerëzit kthehen”, tha Prifti.
Banorët kujtojnë kohën kur fshati kishte shumë familje, ndërsa sot mungesa e rrugës, shkollës dhe shërbimeve shëndetësore ka bërë që të rinjtë të largohen.
“Llëngën e mbaj mend, shumë vite ka pasur shumë familje. Ikën për një jetë më të mirë. Rruga nuk ka, shkollë jo, infermieri jo. Shteti deri më sot nuk ka bërë asgjë”, shprehet një banor.
Kryeplaku i fshatit, Kopi Kokoneshi, thotë se Llënga ofron një natyrë të rrallë, por mungesa e rrugës pengon kthimin e banorëve. Ai akuzon gjithashtu hidrocentralet për dëmtimin e rëndë të mjedisit dhe kanionit të zonës.
Kopi Kokoneshi, kryeplak i fshatit shprehet se: “Këto HEC-e kanë shkaktuar dëme të mëdha. Kanë shkatërruar kanionin dhe askush nuk ka kthyer përgjigje. Kjo është një perlë që nuk duhet braktisur.”
Vitet e fundit, disa banorë të larguar kanë restauruar banesat e tyre, të cilat i përdorin gjatë verës. Interesi për të rikthyer në funksion shtëpi të tjera mbetet i lartë, por pengesa kryesore vazhdon të jetë mungesa e investimeve në rrugën e fshatit.
Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
“Të jetosh më gjatë dhe më mirë”, sfida e re e mjekësisë në Spanjë
- 19:01 Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
- 18:55 Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
- 18:54 KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
- 18:45 Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku
- 18:28 LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 18:19 Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!