“Të jetosh më gjatë dhe më mirë”, sfida e re e mjekësisë në Spanjë

8 Qershor 2026 | 18:07

Spanja është një ndër vendet me jetëgjatësinë më të lartë, me një mesatare prej 84 vitesh. Kjo i ka vënë ekspertët e shëndetësisë përballë një sfide të re, që është ti bëjë këto vite të shëndetëshme.

Studimet e fundit tregojnë, shumë njerëz i kalojnë vitet e fundit të jetës duke u përballur me sëmundje dhe humbje të pavarësisë për ti shërbyer vetes. Specialistët referojnë se pas moshës 65-vjeçare, gati gjysma e viteve të mbetura të jetës shoqërohen me probleme shëndetësore që ndikojnë në cilësinë e jetës.

Për këtë arsye, mjekët dhe studiuesit po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi mjekësisë parandaluese dhe asaj të jetëgjatësisë, duke u fokusuar te diagnostikimi i hershëm, kujdesi i personalizuar dhe ndryshimet në stilin e jetesës.

Ekspertët shprehen gjithashtu të shqetësuar për këshillat e pakonfirmuara që qarkullojnë në rrjetet sociale mbi mënyrat për të zgjatur jetën. Ata theksojnë se jetëgjatësia duhet të mbështetet në prova shkencore dhe jo në metoda të paverifikuara.

Ndërkohë, përdorimi i orëve inteligjente dhe pajisjeve që monitorojnë shëndetin po rritet, por specialistët kujtojnë se të dhënat që ato ofrojnë kanë vlerë vetëm kur interpretohen nga profesionistë të shëndetit.

Sipas tyre, objektivi nuk është thjesht të shtohen vitet e jetës, por të sigurohet që ato vite të jetohen me sa më shumë shëndet dhe mirëqenie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër ku po zhvillon një aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në degën e Shkodrës. Ajo që tërhoqi...
18:55 | 08/06/2026

LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të hënë në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e...
18:28 | 08/06/2026

Aksi rrugor Gramsh–Moglicë i bllokuar pjesërisht nga rrëshqitje dheu pas reshjeve të shiut (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Gramsh–Moglicë, duke bllokuar pjesërisht qarkullimin e automjeteve. Situata është paraqitur problematike në disa...
17:53 | 08/06/2026