Pamje dramatike, droni godet një stacion autobusësh në Ukrainë (VIDEO)

8 Qershor 2026 | 19:46

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të hënën pasdite në qytetin ukrainas të Zaporizhias, pas një sulmi me dron rus në një stacion autobusi, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur droni godet një stacion autobusi në një kryqëzim rrugor, në një zonë banimi, pranë një furgoni të bardhë të parkuar. Menjëherë pas përplasjes, ndodh shpërthimi i fortë, ndërsa një re e madhe tymi ngrihet mbi zonë.

Në momentin e sulmit, një tjetër automjet kalon pranë vendit të ngjarjes, duke shmangur shpërthimin në çastin e fundit, sipas pamjeve të publikuara.

Ngjarja është konfirmuar nga kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhias, Ivan Fedorov, i cili ka bërë me dije se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në zonë.

Autoritetet ukrainase vijojnë hetimet mbi sulmin, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar për shkak të përshkallëzimit të sulmeve me dron dhe artileri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeparlamentari iranian: Negociatat me SHBA-në synojnë fundin e luftës, jo normalizimin e marrëdhënieve

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, deklaroi të hënën se negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë si objektiv përfundimin e luftës dhe...
21:07 | 08/06/2026

Tërmet 6.1 ballë godet brigjet e Kubës

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën brigjet e Kubës, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Sipas...
20:49 | 08/06/2026

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej me Iranin

Donald Trump në një bisedë telefonike me Barak Ravid të Channel 12 të Izraelit, tha se e paralajmëroi Benjamin Netanyahun se Izraeli mund të gjendej i vetëm kundër...
20:40 | 08/06/2026