Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në qarkun e Vlorës nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë, me kontrolle të shtrira si në qytet ashtu edhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës.
Sipas burimeve paraprake nga policia, deri më tani janë ndaluar pesë persona, të cilët dyshohet se mbanin armë zjarri pa leje.
Aksioni vijon ende në terren, ndërsa efektivët po kryejnë kontrolle në disa zona të identifikuara në kuadër të operacionit.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me detajet e plota të operacionit, identitetin e të ndaluarve apo armët e sekuestruara.
Burimet bëjnë me dije se numri i të ndaluarve mund të ndryshojë, pasi kontrollet dhe veprimet procedurale janë ende në zhvillim.
Pritet që në orët në vijim policia të japë një informacion zyrtar mbi rezultatet e operacionit.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë