Shqipëria e vajzave siguron Ligën B dhe play off-in historik për Botërorin “Brazil 2027”

10 Qershor 2026 | 16:12

Kombëtarja e vajzave ka shkruar një faqe historike në futbollin shqiptar, duke triumfuar me rezultatin 5-2 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Loro Boriçi” dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të Botërorit “Brazil 2027” për vajza.

Një fitore që vlen shumë më tepër se tre pikë, pasi kurorëzon një rrugëtim të mbushur me sakrifica, përkushtim dhe besim, duke sjellë arritjen më të madhe në historinë e futbollit të vajzave në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima sigurojnë qëndrimin në Ligën B të UEFA-s dhe regjistrojnë një tjetër rekord, duke grumbulluar për herë të parë 7 pikë në grup.

Shqipëria e nisi takimin me ritëm të lartë dhe raste të shumta, ku që në minutat e para rrezikoi me Fortesa Berishën, e cila goditi traversën.

Megjithatë, ishte Mali i Zi që kaloi i pari në avantazh në minutën e 20-të. Reagimi kuqezi ishte i menjëhershëm: pas një aksioni në zonë, kapitenia Megi Doçi u ndal në mënyrë të parregullt dhe gjyqtarja akordoi penallti, duke ndëshkuar me karton të kuq portieren kundërshtare. Nga pika e bardhë, Doçi nuk gaboi duke barazuar në 1-1.

Në fundin e pjesës së parë, malazezet rikthyen avantazhin, por Shqipëria reagoi sërish. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Fortesa Berisha barazoi në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria dominoi plotësisht ndeshjen. Përmbysja erdhi në minutën e 63-të, kur Megi Doçi realizoi një gol të bukur nga distanca, duke kompletuar dopietën personale.

Më pas, në minutën e 67-të, Gresa Berisha shënoi për 4-2 pas asistit të Ezmiralda Franjës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Arbiona Bajraktari vulosi shifrat 5-2, sërish me asist të Franjës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, protestuesit marshojnë në bulevard

Me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë qeveria”, “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit u nisën në marshim përgjatë...
18:28 | 10/06/2026

Studimi: Blerja e një shtëpie në Spanjë po bëhet gjithnjë e më e paarritshme

Blerja e një shtëpie në Spanjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sipas një studimi të publikuar nga Fotocasa dhe InfoJobs, në vitin 2025...
18:07 | 10/06/2026

Pentagoni zgjeron listën e kompanive kineze të lidhura me ushtrinë, përfshihen Alibaba dhe Baidu

Pentagoni ka zgjeruar listën e kompanive kineze që konsiderohen të lidhura me ushtrinë e Kinës, duke shtuar disa nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë...
18:03 | 10/06/2026