Shpërthim në zonën e Metalurgjikut në Elbasan, nuk raportohet për të lënduar
Elbasani është tronditur mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim në zonën e Kombinatit Metalurgjik.
Raportimet e para flasin për një shpërthim të fortë që është dëgjuar disa kilometra larg.
Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në mjediset e një prej kompanive që përpunojnë metale, ndërkohë që nuk ka pasur raportime për të lënduar.
Një vit më parë në zonën industriale pati një shpërthim të ngjashëm, i cili u shkaktua nga rrjedhja e gazit.
Prej këtij shpërthimi asokohe u lënduan tre punonjës, ndërsa autoritetet arrestuan si përgjegjës administratorin e kompanisë.
Kompleksi industrial i përpunimit të metaleve, njohur si “Kombinati Metalurgjik” u ngrit në Elbasan gjatë mesit të viteve 60-të në fushën e Bradasheshit, rreth 4 kilometra në perëndim të qytetit.
Me një projekt të mbështetur kryesisht nga Kina, Metalurgjiku pati si fillim uzinën e petëzimit, më pas u shtuan uzina e gizës, çelikut, karbonit, nikel-kobaltit, furrënaltat mbështetëse dhe një linjë e dedikuar hekurudhe e gjitha në një sipërfaqe rreth 160 hektarë.
Në këtë kompleks deri në fund të viteve 80-të punuan mbi 10 mijë punonjës, mirëpo që në vitet e para pati një bilanc në humbje pasi kostot ishin tejet të mëdha. Pas rrëzimit të diktaturës uzinat u detyruan të mbyllen.
Ditët e sotme një pjesë e metalurgjikut nuk punon më. Në funksion janë vetëm disa reparte të përpunimit të çelikut teksa mjediset në përgjithësi u janë dhënë në përdorim kompanive private.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta