Samiti i kryeparlamentarëve, Sassoli: Po punojmë që integrimi i Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet

28 Qershor 2021 | 22:41

Në ditën e dytë të samitit të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Parlamenti Europian, ku u diskutua përshpejtimi i procesit të integrimit europian për këto vende, mori pjesë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryeparlamentari Ruçi theksoi se Shqipëria do të vijojë në rrugën europiane për t’u integruar në BE. Ai theksoi se qeveria shqiptare dhe institucionet i kanë kryer detyrat dhe pavarësisht vendimit të fundit nga Këshilli Europian, vendi e meriton një vendimmarrje pozitive për tryezën ndërqeveritare.

“Unë, ashtu si edhe kolegët kryeparlamentarë në këtë sallë, e kemi të qartë se vendet tona nuk kanë arritur përsosmërinë. Por arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit janë të dukshme dhe dëshiroj të përsëris edhe njëherë që tashmë performanca jonë e meriton vendim-marrjen pozitive për  mbajtjen e Tryezës Ndërqeveritare sa më shpejt”, tha Ruçi.

Nga ana tjetër Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka garantuar se BE po punon për të përshpejtuar integrimin e plotë të rajonit pasi Ballkani Perëndimor është shpresë për unionin.

“Bashkimi Europian është një shpresë për Ballkanin Perëndimor, por edhe Ballkani Perëndimor është  një shpresë për Bashkimin Europian”, tha Sassoli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026