Meloni: Evropa duhet të emërojë një përfaqësues të përbashkët në bisedimet për Ukrainën

11 Qershor 2026 | 10:25

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u bëri thirrje aleatëve evropianë të Ukrainës të enjten që të emërojnë një përfaqësues të përbashkët për bisedimet me Rusinë, që synojnë t’i japin fund luftës.

“Unë mbështes nevojën për të emëruar një person të vlefshëm, i cili do të përfaqësojë Evropën”, tha Meloni, duke folur në parlament.

Propozimi është pjesë e diskutimeve brenda BE-së mbi koordinimin e pranisë diplomatike evropiane në negociatat për Ukrainën, në një kohë kur qasjet e ndryshme kombëtare e kanë bërë të vështirë vendosjen e një vije të unifikuar ndaj Moskës.

“BE-ja duhet të jetë e gatshme për sanksione kundër Iranit”, shtoi ajo.

Kryeministrja italian iu referua edhe Iranit, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet të jetë gati të vendosë sanksione të reja kundër Teheranit nëse ky i fundit nuk kontribuon në përfundimin e krizës në Lindjen e Mesme.

“Nëse Teherani vazhdon në rrugën e gabuar, BE-ja duhet të jetë e gatshme të rrisë presionin përmes masave të reja të synuara”, tha Meloni, duke folur në parlamentin italian.

Në të njëjtin fjalim, përpara samitit të BE-së, kryeministrja italiane i përshkroi deklaratat e fundit të Ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i cili është i ekstremit të djathtë , në lidhje me vendin e saj si “të papranueshme për Italinë dhe gjithashtu të padenja për Izraelin”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jordania intercepton dhe rrëzon 20 raketa iraniane në provincën Zarqa

Sistemet e mbrojtjes ajrore jordaneze dhe avionët e Forcave Ajrore Mbretërore të Jordanisë interceptuan dhe rrëzuan 20 raketa të lëshuara nga Irani drejt zonës Azraq...
11:57 | 11/06/2026

Suedia tërhiqet nga plani për të ulur moshën e përgjegjësisë penale në 13 vjeç

Qeveria e qendrës së djathtë e Suedisë do të heqë dorë nga plani i saj kontrovers për të ulur moshën e përgjegjësisë penale në 13...
11:07 | 11/06/2026

22 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Pakistan

Njëzet e dy persona humbën jetën pasi një helikopter ushtarak u përplas në Kashmir. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje rreth shkakut të rrëzimit apo misionit...
11:01 | 11/06/2026