Memli Krasniqi shpall kandidaturën për drejtimin e PDK-së
Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të ri të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Krasniqi tha se PDK ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës.
“Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë profilin dhe ekipin që na duhet, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një adresë të mirëfilltë politike, për të cilën ata kanë shumë nevojë. Jam më se i vendosur që së bashku ta çlirojmë potencialin e demokracisë, meritokracisë dhe përkushtimit, që PDK-ja të jetë derë e hapur për gjithsecilin që do dhe ka çfarë t’i japë vendit, shoqërisë dhe institucioneve shtetërore”, tha Krasniqi.
Me tej Krasniqi shkruan se prej 17 vitesh ai ndan fatin politik me PDK.
“Për këtë rrugëtim, unë jam tejet krenar. E di që të ecësh pas hapave të dy liderëve tanë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk është e lehtë. Përkundrazi, është përgjegjësi shumë e madhe”, shkruan ai.
Krasniqi është kandidati i parë që ka shpallur publikisht ambicien e tij për drejtimin e PDK-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta