Moti i keq në Virxhinia, shembet tenda gjatë shërbesës kishtare. Një i vdekur dhe 22 të plagosur
Një person u vra dhe 22 të tjerë u plagosën pasi një tendë e madhe u shemb gjatë një shërbese kishtare në natyrë në Virxhinia për shkak të motit të keq, thanë zyrtarët lokalë të premten.
Incidenti ndodhi në Kishën Komunitare East Lake në Moneta të Virxhinias, gjatë një shërbese që shënonte 20-vjetorin e kishës, sipas CBS News.
Autoritetet e Qarkut Bedford thanë se një person vdiq në vendngjarje, ndërsa 11 persona u transportuan në spitalet lokale dhe 11 të tjerë u trajtuan në vend për lëndime të lehta.
Pastori i kishës Troy Keaton tha se kongregacioni ishte mbledhur nën një tendë kur kushtet e motit u përkeqësuan papritur.
Sipas zyrtarëve të qarkut, një stuhi e fortë lëvizi nëpër zonë pak para shembjes, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erëra të forta që shkaktuan shembjen e strukturës së tendës.
Autoritetet vunë në dukje se tenda kishte kaluar një inspektim sigurie të kryer nga Divizioni i Inspektimeve të Ndërtimit të Qarkut Bedford në fillim të javës.
Gjermania shqyrton të marrë pjesë në misionin e mbrojtjes në Ngushticën e Hormuzit
Samiti i G7, Udhëheqësit zotohen të mbështesin Ukrainën, çfarë përmban deklarata e miratuar
Ushtria amerikane sulmon një anije që dyshohet se transportonte drogë, një i vrarë
- 08:58 Gjermania shqyrton të marrë pjesë në misionin e mbrojtjes në Ngushticën e Hormuzit
- 08:36 Samiti i G7, Udhëheqësit zotohen të mbështesin Ukrainën, çfarë përmban deklarata e miratuar
- 08:23 Rama në Berlin: Një “dimër demografik” po kërcënon të ardhmen e afërt të Evropës
- 08:18 Ushtria amerikane sulmon një anije që dyshohet se transportonte drogë, një i vrarë
- 08:14 Pushtuesit izraelitë djegin sallën e lutjeve në xhaminë e Bregut Perëndimor të pushtuar
- 08:07 Këmbimi valutor 17 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore