Kupa e Botës 2026, Vetëm një pikë për Brazilin nga ndeshja me Marokun
Ashtu si pritej, Brazili është sfiduar seriozisht nga Maroku.
Marokenët kanë shfaqur dukshëm më tepër në pjesën e parë, e cila megjithatë përfundoi 1:1. Dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes së luajtur në natën mes të shtunës e të dielës.
Ismael Saibari realizoi supergol në minutën e 21-të për epërsinë e Marokut.
U përgjigj Vinicius Junior, po ashtu me supergol, në minutën e 32-të për 1:1.
Pjesa e dytë u dominua nga brazilianët, por shifrat më nuk ndryshuan. Portieri i Brazilianit, Alisson Becker bëri dy pritje vendimtare në minutat shtesë.
Dhe kështu të dy përfaqësueset e morën nga një pikë në ndeshjen e parë të Grupit C të Kupës së Botës në futboll.
Te Brazili mungoi superylli Neymar Jr, për shkak të lëndimit.
Në xhiron e dytë, Maroku luan me Skocinë, ndërsa Brazili me Haitin.
Kupa e Botës 2026, Turqia mposhtet nga Australia
Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime (VIDEO)
Elbasani pret Kampionatin e 88-të Kombëtar të Atletikës për të rritur
- 10:48 Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për krime lufte
- 10:16 I dënuar në Itali për trafik droge, policia publikon pamjet e arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh
- 10:02 E rëndë në Tiranë, punonjësi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit
- 09:55 Protestat, Rama: Turistët po anulojnë rezervimet, ka një frymë fashiste që nuk pranon mendimin kundër
- 09:21 Kupa e Botës 2026, Turqia mposhtet nga Australia
- 09:06 Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot. Teherani nuk konfirmon afatin kohor