I dënuar në Itali për trafik droge, policia publikon pamjet e arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i Moisi Habilajt, i cili u kap në një lokal në Borsh gjatë operacionit të koduar “Metodat”.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas një pune intensive hetimore për lokalizimin e një personi të shumëkërkuar nga autoritetet italiane.
Si rezultat i operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor i 48-vjeçarit Moisi Habilaj, banues në Babicë e Vogël, Vlorë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Sipas Policisë, Habilaj është dënuar nga Gjykata e Katanias me 12 vjet, 2 muaj dhe 13 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, ndaj tij u ekzekutua edhe masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2018, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për veprën “Grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E.A., 46 vjeç, banues në Sarandë, ndërsa shtetasi italian S.F., 70 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 16:05 Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar
- 15:57 Aksion i madh i policisë në Kosovë, mbyllen 9 lokale me muzikë, arrestohen 15 persona
- 15:53 Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 15:45 Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani