Rama, Vuçiç dhe Zaev thirrje të përbashkët BE dhe SHBA për të mbështetur Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një videokonferencë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku kanë diskutuar për nismën e “Minishengen-it”.
Të tre liderët shprehën bindjen që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht sipas tyre dhe BE ka nevojë për Ballkanin pasi vendet janë të rrethuara nga kufijtë e unionit.
Rama, Zaev dhe Vuçiç kanë bërë thirrje për zbatimin e katër lirive themelore të Evropës, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimit dhe kapitalit në mënyrë që rajoni të funksionojë si një market i përbashkët.
“Vetëm duke punuar së bashku dhe pranuar bashkëpunimin rajonal me iniciativa si tregu i përbashkët, minishengen, korridoret e gjelbra apo Procesi i Berlinit, mund të rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe të sjellim investime të mëdha”, thuhet në përfundimet e konferencës së përbashkët.
Ata gjithashtu u bënë thirrje vendeve të tjera të rajonit që të ndjekin të njëjtin shembull për të krijuar një hapësirë të përbashkët politike dhe ekonominë në Ballkanin Perëndimor.
Rama, Zaev dhe Vuçiç gjithashtu do t’i drejtojnë një thirrje BE dhe SHBA që të mbështesin projektet për zhvillimin e rajonit përmes investimeve, mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme përmes Agjendës Jeshile për Ballkanin Perëndimor.
“Vendet tona kanë një potencial të madh në rritje e qëndrueshme dhe zhvillimin e këtij sektori. Ne do të kërkojmë mbështetje të volitshme për projekte që do të përmirësojnë burimet e energjisë së rinovueshme”, përfundon deklarata e përbashkët.
Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përcaktuan që takimi i ardhshëm të mbahet në Shkup më 29 korrik për të rishikuar progresin e arritur në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese mes tre vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
”Nga Ujmani te minischengen”, Kosova miraton planin me 16 pika
Takimi i Ramës me Vuçiç dhe Zaev për “Minischengen”-in, Kosova ndihet e përjashtuar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta