Marrëveshja SHBA-Iran u arrit, por problemet mbeten. Ja ku çalon ajo…
Njoftimi i arritjes së marrëveshjes për t’i dhënë fund akteve armiqësore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ishte një dhuratë e madhe për ditëlindjen e Donald Trump, edhe pse ajo mbetet e përfshirë nga një valë e fortë pasigurie.
Pavarësisht entuziazmit të shprehur nga presidenti amerikan, një seri pyetjesh mbi çështjet kyçe mbeten pa përgjigje, përfshirë atë për kufizimin e pasurimit të uraniumit dhe se çfarë do të ndodhë me stokun ekzistues.
Një pjesë e këtyre aspekteve pritet të zgjidhet në negociatat dhe bisedimet teknike që do të pasojnë në 60 ditët që është zgjatur edhe armëpushimi.
Por nëse diçka është e qartë pas dekadash të tëra përpjekjesh për të lajkatuar dhe detyruar Iranin të heqë dorë nga ambiciet bërthamore, ajo është se nuk ka garanci pavarësisht se çfarë mund të kenë arritur palët në këtë memorandum mirëkuptimi.
Sa për të nënvizuar këtë pikë, Këshilli Suprem iranian për Sigurinë Kombëtare publikoi një deklaratë ku thuhej se negociatat finale do të shtyhen derisa pala tjetër të përmbushë zotimet e bëra kundrejt Republikës Islamike.
Faktori se cilat janë këto zotime dhe se si i interpreton ato Irani do të ndihmojë në përcaktimin nëse kjo marrëveshje do të ecë përpara, apo do të bllokohet.
Edhe tregu i energjisë paralajmëroi se rifillimi i lëvizjes së naftës në Ngushticën e Hormuzit ka pak gjasa që ta kthejë situatën në nivelet e paraluftës.
Lirimi i një grupi cisternash, heqja e minave dhe rivendosja e aksit të rregullt tregtar mund të kërkojë javë të tëra për t’u organizuar.
Teksa mbeten disa ditë përpara se marrëveshja të firmoset nga të dyja palët, Irani dhe Amerika kanë kohë për të zgjidhur detajet kyçe për të garantuar suksesin e saj. Por gjithashtu ka një rrezik të mirëfilltë që gjithçka të shkërmoqet.
Marrëveshja me SHBA, Hezbollahu: Irani, një aleat i shkëlqyer. Këmbënguli edhe për një armëpushim në Liban
Trump mbërrin në Gjenevë për samitin e G7-ës
Zelenskyy: Mundësi e mirë, ne jemi gati të takohemi me Putinin gjatë samitit të G7-ës
- 16:30 Ikja e Neomalsores nga grupi i PS-së, reagon Pjerin Ndreu: Do ishte fisnike të lije mandatin
- 16:18 Rama ndan komentin e një vajze nga Vlora: E masakruan online sepse nuk beson te protesta
- 16:15 Marrëveshja me SHBA, Hezbollahu: Irani, një aleat i shkëlqyer. Këmbënguli edhe për një armëpushim në Liban
- 16:01 Trump mbërrin në Gjenevë për samitin e G7-ës
- 15:50 Zelenskyy: Mundësi e mirë, ne jemi gati të takohemi me Putinin gjatë samitit të G7-ës
- 15:43 Fushata e legalizimit të emigrantëve, Spanja merr 900 mijë aplikime. Dyfishi i kërkesës së pritur