Kepi i Gjelbër shkruan histori, siguron për herë të parë kualifikimin në Kupën e Botës 2026
Kepi i Gjelbër ka arritur një sukses historik duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, pas një rruge të gjatë zhvillimi në futbollin ndërkombëtar.
Shteti ishullor afrikan, i cili fitoi pavarësinë nga Portugalia në vitin 1975, mbeti për dekada në hije në arenën futbollistike. Kthesa erdhi në vitet 2000, kur federata vendosi të shfrytëzojë potencialin e diasporës së madhe të vendosur kryesisht në Evropë.
Me vetëm 500 mijë banorë në vend dhe rreth 1.5 milionë qytetarë që jetojnë jashtë tij, Kepi i Gjelbër ndërtoi një kombëtare konkurruese duke afruar lojtarë me origjinë nga vendi. Sot, 14 nga 15 futbollistët që siguruan kualifikimin historik kanë lindur jashtë vendit.
Pas disa përpjekjeve të dështuara në edicionet e mëparshme të Kupës së Botës, ekipi arriti objektivin në kualifikueset për Botërorin 2026. Fitorja 1-0 ndaj Kamerunit në Praia rezultoi vendimtare për kreun e grupit, ndërsa suksesi 3-0 ndaj Eswatinit vulosi matematikisht biletën për në turne.
Në Kupën e Botës 2026, Kepi i Gjelbër do të përballet me Spanjën, Uruguain dhe Arabinë Saudite, duke nisur kështu kapitullin më të rëndësishëm në historinë e futbollit të vendit.
Marc Cucurella largohet nga Chelsea, nënshkruan kontratë 6-vjeçare me Real Madridin
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
Pritet drita jeshile nga Cardinale për Amorimin, më pas drejtori teknik dhe ai sportiv
- 18:58 Dita e 16 e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në Tiranë
- 18:47 Korça u kthye për tre ditë në qendër të artit bashkëkohor ndërkombëtar
- 18:37 Nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit? Trump jep detaje: Marrëveshja me Iranin publikohet së shpejti
- 18:32 Emri i Trump hiqet nga fasada e “Qendrës Kennedy” pas urdhrit gjyqësor
- 18:18 Araghchi skeptik për marrëveshjen me SHBA: Kemi histori premtimesh të pa mbajtura dhe moszbatimi
- 18:12 Kush e nënshkroi marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit, zbulohen emrat