Araghchi skeptik për marrëveshjen me SHBA: Kemi histori premtimesh të pa mbajtura dhe moszbatimi

15 Qershor 2026 | 18:18

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se Teherani mbetet thellësisht skeptik ndaj angazhimit të Uashingtonit për çdo marrëveshje, edhe pse pranoi se një memorandum midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të nënshkruhet të premten në Zvicër.

Araghchi tha se do të ketë një takim në Zvicër midis krerëve të delegacioneve iraniane dhe amerikane, gjatë të cilit do të nënshkruhet memorandumi, i ndjekur nga raundi i parë i negociatave pasuese.

“Ne kemi një histori premtimesh të pa mbajtura, moszbatimi dhe prishjeje të marrëveshjeve. Ne po planifikojmë si procesin e negociatave ashtu edhe zbatimin e çdo marrëveshjeje mbi bazën e mosbesimit, shkeljeve të angazhimeve të kaluara dhe përvojave të mëparshme”, tha ai.

Araghchi tha se mirëkuptimi mund të krijojë mundësi ekonomike për Iranin, por ai paralajmëroi kundër varësisë së ekonomisë së vendit nga çdo marrëveshje e arritur përmes negociatave me Uashingtonin.

Ai shtoi se Irani do të përpiqet të maksimizojë përfitimet ekonomike të çdo marrëveshjeje, duke shmangur mbështetjen e tepërt në të.

Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit iranian, pohoi gjithashtu të hënën në një postim në X se Irani ka bërë një hap të madh drejt fitores përfundimtare.

Ai u tha iranianëve se fitorja është arritur nëpërmjet rezistencës historike dhe trimërisë së forcave të armatosura iraniane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West

Një ish-punonjës i Kanye West që fitoi një çështje kundër tij në fillim të vitit, po i kërkon gjykatësit të detyrojë reperin që t’i paguajë...
18:36 | 14/07/2026