Yamal sfidon Messin dhe Ronaldon në Kupën e Botës 2026

15 Qershor 2026 | 16:48

A po shkon drejt fundit epoka e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos? Sipas kopertinave të publikuara nga Sports Illustrated për Kupën e Botës 2026, futbolli po hyn në një fazë të re tranzicioni.

Ndërsa Argjentina dhe Portugalia vazhdojnë të identifikohen me dy legjendat e tyre, Spanja ka zgjedhur si simbol Lamine Yamalin. Talenti i Barcelonës, që shpërtheu në Euro 2024, konsiderohet tashmë fytyra e re e futbollit botëror.

Revista The Athletic e rendit Yamalin mes lojtarëve më me ndikim të turneut, ndërsa vlerësimet për Messin dhe Ronaldon janë më kritike, duke vënë në dukje rënien e ndikimit të tyre në lojë.

Megjithatë, 17-vjeçari përballet me disa sfida, përfshirë rikuperimin nga një dëmtim i fundit dhe barrën për t’i dhënë fund ecurisë negative të Spanjës në fazat eliminatore të Botërorëve që prej triumfit në vitin 2010.

Edhe pse në Evropë është tashmë një yll, në Shtetet e Bashkuara Yamal nuk gëzon ende famën globale të Messit dhe Ronaldos. Kupa e Botës 2026 mund të jetë skena ku ai synon të fitojë jo vetëm trofe, por edhe statusin e ikonës së re të futbollit botëror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marc Cucurella largohet nga Chelsea, nënshkruan kontratë 6-vjeçare me Real Madridin

Real Madrid njoftoi nënshkrimin e Marc Cucurellës nga Chelsea të hënën, ditën kur mbrojtësi i majtë do të luajë për Spanjën në ndeshjen e saj...
17:55 | 15/06/2026

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

Tifozët japonezë janë bërë viral lidhur me festimin e tyre në ndeshjen kundër Holandës në Kupën e Botës. Gjesti i tyre që priten semaforin jeshil...
17:15 | 15/06/2026

Pritet drita jeshile nga Cardinale për Amorimin, më pas drejtori teknik dhe ai sportiv

Te Milani, ditët kalojnë dhe pozicionet e drejtorit teknik, drejtorit sportiv dhe trajnerit mbeten bosh. Por ndjenja është se diçka më në fund mund të ndryshojë...
17:07 | 15/06/2026