Cardinale dhe Ibrahimovic në festën e Trump, mes pritjes për vendimet te Milani

15 Qershor 2026 | 16:54

Teksa AC Milan vijon të përballet me paqartësi në strukturat drejtuese, ende pa emëruar trajnerin e ri, drejtorin sportiv dhe drejtorin teknik, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic janë shfaqur së bashku në Uashington në një aktivitet të organizuar me rastin e ditëlindjes së presidentit amerikan, Donald Trump.

Në kuadër të festimeve u zhvillua edhe eventi “UFC Freedom 250”, i cili mblodhi një numër të madh personalitetesh nga bota e sportit, biznesit dhe politikës.

Prania e Cardinale dhe Ibrahimovic krah për krah, larg zhvillimeve që lidhen me merkaton dhe të ardhmen e klubit kuqezi, ka ngjallur reagime të shumta mes tifozëve të Milanit. Dyshja u pa pranë ringut gjatë mbrëmjes sportive, ku vëmendjen e mori edhe fitorja e Ciryl Gane ndaj Alex Pereira.

Pamjet e publikuara vijnë në një moment kur mbështetësit e klubit presin me interes lëvizjet e ardhshme të drejtuesve për organizimin e sezonit të ri. Në të njëjtën kohë, paraqitja e tyre së bashku shihet edhe si një sinjal për të zbutur spekulimet e fundit mbi raportet mes tyre.

Sipas mediave sportive, prezenca e përbashkët e Cardinale dhe Ibrahimovic synon të tregojë vazhdimësinë e bashkëpunimit institucional mes pronarit të klubit dhe ish-sulmuesit suedez, i cili aktualisht është i angazhuar edhe si komentator sportiv gjatë Kupës së Botës 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marc Cucurella largohet nga Chelsea, nënshkruan kontratë 6-vjeçare me Real Madridin

Real Madrid njoftoi nënshkrimin e Marc Cucurellës nga Chelsea të hënën, ditën kur mbrojtësi i majtë do të luajë për Spanjën në ndeshjen e saj...
17:55 | 15/06/2026

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

Tifozët japonezë janë bërë viral lidhur me festimin e tyre në ndeshjen kundër Holandës në Kupën e Botës. Gjesti i tyre që priten semaforin jeshil...
17:15 | 15/06/2026

Pritet drita jeshile nga Cardinale për Amorimin, më pas drejtori teknik dhe ai sportiv

Te Milani, ditët kalojnë dhe pozicionet e drejtorit teknik, drejtorit sportiv dhe trajnerit mbeten bosh. Por ndjenja është se diçka më në fund mund të ndryshojë...
17:07 | 15/06/2026