Trump kritikon Netanyahun edhe gjatë samitit të G7: Duhet të jetë më i përgjegjshëm ndaj Libanit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu të tregojë më shumë përgjegjësi në trajtimin e situatës me Hezbollahun.
Duke folur para gazetarëve gjatë samitit të G7 në Francë, Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Netanyahun, por theksoi se Izraeli duhet të tregojë më shumë kujdes ndaj pasojave të konfliktit në Liban.
“Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Bibin, por tani ai duhet të jetë më i përgjegjshëm në lidhje me Libanin”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump u shpreh se nuk është i kënaqur me mënyrën se si Izraeli ka vepruar ndaj Libanit dhe Hezbollahut, duke argumentuar se konflikti po zgjatet dhe po shkakton një numër të madh viktimash.
Ai theksoi se operacionet ushtarake duhet të shmangin dëmtimin e civilëve, duke nënvizuar se nuk është e nevojshme të shemben ndërtesa të tëra për të goditur objektiva të caktuar.
Presidenti amerikan ritheksoi mbështetjen e tij për Izraelin, duke deklaruar se SHBA-ja ka luajtur një rol vendimtar në sigurinë e shtetit hebre ndër vite. Megjithatë, ai paralajmëroi se vazhdimi i konfliktit në Liban mund të ndikojë negativisht edhe në përpjekjet diplomatike rajonale, përfshirë marrëveshjen e fundit me Iranin.
Trump bëri të ditur gjithashtu se i kishte sugjeruar Izraelit që t’ia linte Sirisë përballjen me Hezbollahun, duke argumentuar se Damasku mund të ishte më efektiv në trajtimin e grupit të mbështetur nga Irani.
Kina goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda
Trump: Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet
Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 14:22 Golashënuesi iranian akuzohet për festim “me armë”
- 14:14 Kina goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda
- 14:11 Trump: Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet
- 13:58 Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 13:42 Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri
- 13:36 Nesër festimet e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Aviacioni Civil kufizon përkohësisht hapësirën ajrore pranë Pallatit të Kongreseve