“Presim afrim për dialogun”, raportuesja Von Cramon: Kosova përmbushi kushtet për vizat
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon në një bashkëbisedim me gazetarët në Prishtinë është shprehur se bashkimi Evropian pret nga Kosova dhe Serbia që të kenë pritshmëri më të larta për sa i përket dialogut, i cili mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet negociatave dhe bisedimeve.
“Ne duhet të kemi zotimin nga kjo qeveri se ata janë të gatshëm për këtë dialog dhe se do të punojmë mbi marrëveshjet ekzistuese, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Nëse dikush vjen me propozime të reja është shumë mirë edhe për audiencën e brendshme, është mirë për idetë e reja, por natyrisht nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Von Cramon.
Gjithashtu, Von Cramon u shpreh se tashmë Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe se i vjen keq që disa vende të Bashkimit Evropian nuk e marrim në konsideratë, përfshirë këtu edhe mesazhet që solli kryeministri Albin Kurti nga Franca.
“Unë kam shpresuar që gjatë presidencës së Gjermanisë në BE vitin e kaluar kemi mundur ta kemi këtë temë në agjendë teksa të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kushtet teknike edhe komisioni dhe shtetet e tjera do të dëshironin që të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në fund të fundit është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje ka disa anëtarë të këshillit që janë ende skeptikë dhe hezitojnë. Siç keni mundur ta shihni nga vizita e kryeministrit në Francë, nga qeveria franceze nuk morën premtime që kjo do të ndodhte”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Vizat, në këmbim të dialogut”, Von Cramon: Ndryshimi i kufijve do të ishte toksik
Von Cramon: BE të heqë vizat për Kosovën, të furnizohet sa më parë me vaksina
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta