Raporti: Konsumi i alkoolit po bie, ekspertët: Ky trend do të vazhdojë deri në 2035
Gjenerata e re po konsumon gjithnjë e më pak alkool. Një analizë globale që i është bërë tregut për sa i përket alkoolpirjes ka nxjerrë në pah se trendi është në rënie të vazhdueshme.
Sipas këtij raporti, konsumatorët në tregjet tradicionale si Evropa, Amerika e Veriut dhe Kina po pinë gjithnjë e më pak, një tendencë që pritet të vazhdojë të paktën deri në vitin 2035.
Ekspertët kanë dokumentuar se konsumi i pijeve alkoolike ka rënë me 2% nga viti 2024 në 2025, ndërsa deri në vitin 2035 vëllimi total i konsumit do të mbetet 1% më i ulët se nivelet aktuale, pavarësisht rritjes së popullsisë në moshë të ligjshme për të konsumuar alkool.
Rënia më e fortë parashikohet në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, ku konsumi pritet të ulet me afro 20%. Ndërkohë, Gjermania pritet të regjistrojë një tkurrje prej 14%, Mbretëria e Bashkuar 13% dhe Japonia 15%.
E kundërta do të ndodhë me tregjet në zhvillim, të cilat po shfaqin rritje të ndjeshme. India pritet të jetë një nga shtysat kryesore të kërkesës globale për alkool, me një rritje të konsumit prej 38% deri në vitin 2035. Rritje të konsiderueshme parashikohen edhe në Kolumbi, Vietnam dhe Meksikë.
Sa i përket llojeve të pijeve, vera pritet të pësojë rënien më të madhe, me 14%, ndërsa birra dhe pijet e forta do të kenë ulje më të moderuara. Ndërkohë, pijet e gatshme për konsum, si koktejet e parapërgatitura, po fitojnë terren dhe parashikohet të rriten me 17% në nivel global gjatë dekadës së ardhshme.
Trend në rënie të konsumimit të alkoolit po regjistron edhe Shqipëria, e cila renditet ndër vendet me nivele të ulëta të konsumit të alkoolit në Evropë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një shqiptar konsumon mesatarisht rreth 5.1 litra alkool të pastër në vit, krahasuar me 9.2 litra që është mesatarja evropiane. Mjekët paralajmërojnë se alkooli vazhdon të mbetet një faktor i rëndësishëm rreziku për shëndetin, pasi lidhet me rreth 4.2% të vdekjeve në vendin tonë.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë