“Na detyruan të largohemi menjëherë pas ndeshjes, po na dëmtojnë fizikisht”, trajneri i Iranit kritika për organizimin e Botërorit

16 Qershor 2026 | 21:39

Trajneri i kombëtares së Iranit, Amir Ghalenoei, ka shprehur pakënaqësi të fortë ndaj organizimit të Botërorit, duke deklaruar se skuadra e tij u urdhërua të largohej nga Shtetet e Bashkuara vetëm pak orë pas ndeshjes së parë kundër Zelandës së Re, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Sipas Ghalenoeit, ekipi kishte planifikuar të kalonte natën në Kaliforni për të ndjekur procedurat normale të rikuperimit fizik pas ndeshjes. Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të takimit, futbollistët dhe stafi teknik u informuan se duhej të hipnin menjëherë në avion për t’u kthyer në bazën e tyre stërvitore në Tijuana, Meksikë.

“Madje nuk na dhanë as kohë për t’u rikuperuar. Pas ndeshjes së sotme na thanë: ‘Duhet të largoheni menjëherë’. Për ne është shumë e rëndësishme të kemi kohë për rikuperim, por na kërkohet të udhëtojmë menjëherë drejt Tijuana-s dhe kjo na shqetëson shumë”, tha trajneri iranian përmes një përkthyesi.

Edhe kapiteni i Iranit, Mehdi Taremi, kritikoi situatën, duke kërkuar më shumë mbështetje nga FIFA.

“Duhet të largohemi nga Los Anxhelesi menjëherë dhe kjo nuk është aspak e mirë për ne. Mendoj se FIFA duhet të na ndihmojë më shumë. Në fakt, për ne kjo situatë është një katastrofë”, deklaroi Taremi.

Kombëtarja iraniane është vendosur në Tijuana gjatë turneut, ndërsa udhëtimet e shpeshta dhe mungesa e kohës për rikuperim mund të ndikojnë në përgatitjen e ekipit për ndeshjet e ardhshme të Botërorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës! Meksikanët do të vazhdojnë të punojnë nga distanca

Qeveria meksikane ka lëshuar një dekret që urdhëron punën në distancë dhe pezullimin e mësimeve shkollore në Mexico City dhe zonën metropolitane të Guadalajarës. Masa...
20:05 | 17/06/2026

Austria fitoi disi me “fat” ndaj Jordanisë, në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës

 Austria do të duhet të jetë më e kënaqur me rezultatin sesa me performancën kur vlerëson ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës. Pavarësisht...
20:01 | 17/06/2026

Goditet rrjeti i madh i falsifikimeve sportive në Spanjë, sekuestrohen 16 tonë mallra

Policia Kombëtare Spanjolle në bashkëpunim me Interpolin ka shkatërruar një rrjet të gjerë kriminal të prodhimit dhe shpërndarjes së mallrave të falsifikuara, që synonin tregun...
20:00 | 17/06/2026