Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë: Të verifikohen abuzimet me lejet për shfrytëzimin e bregdetit
Rexhep Kasmi, kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë denoncon faktin e abuzimeve me ndarjen e zonave të bregdetit për shfrytëzim gjatë sezonit turistik. Z. Kasmi thotë se shumë prej përfituesve nuk plotësojnë kushtet për të shfrytëzuar bregdetin.
“Ndarja e zonave ka qenë kompetencë e Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Bregdetit dhe tani i ka kaluar Ministrisë së Turizmit. Problemet dhe zënkat janë kur dikush kërkon pjesën e luanit dhe një tjetër ngelet pa gjë fare. Kriteri bazë është që të jetë njësi akomoduese në bregdet dhe në bazë të kapacitet ky hotel plotëson kushtet për të pasur në raport të drejtë për personat që do të strehojë që të ketë hapësirë në bregdet. Dikush nuk ka hotel fare dhe merr hapësirë, ndërsa një që ka hotel nuk përfiton”, tha z. Kasmi.
Përveç padrejtësive, ai foli edhe për vonesa në këtë proces që gjithashtu ndikojnë në krijimin e situatës siç ndodhi në rastin e Velipojës, ku pas një konflikti mbetën katër persona të vrarë. Ndaj z. Kasmi bën thirrje që të verifikohen përfituesit dhe të nxirren përgjegjësit.
“Nuk shoh asnjë arsye dhe asnjë justifikim pse këto leje duhet të jepen në fund të qershorit. Në përgatitjet e sezonit turistik hyn edhe menaxhimi i bregdetit nga veriun në jug. Kjo duhet të zgjidhet që në mars ose prill. Është shumë mirë që të vihet gishti në plagë. Të merren dhe të studiohen të gjithë lejet që janë dhënë dhe cili subjekt ka plotësuar kushtet dhe cili jo në mënyrë që të merren masa ndaj institucioneve që kanë krijuar këtë situatë”, tha kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë.
Sipas z. Kasmi, gjithashtu duhen hetuar dhe nga vijnë paratë për ndërtimet në zonën e bregdetit. Por gjithashtu ia tha se duhet që të ushtrohen dhe kontrolle nga ana e policisë në mënyrë që të parandalohen ngjarje të tilla kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta