Aleanca për Teatrin për lejen e KKT-së: Provokim, nuk ka folur ende Kushtetuesja
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sot lejen për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Lajmi për vendimin e Këshillit të Territorit e ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se projekti i ri ka salla më të mëdha për spektatorët dhe asnjë kullë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes një reagimi e ka cilësuar vendimin e Këshillit të Territorit si provokim.
Aleanca thotë se miratimi i lejes për ndërtim është një mesazh presioni që qeveria po i dërgon Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata nuk e ka dhënë ende vendimin për padinë e Aleancës dhe Presidentit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës.
Sa i përket godinës së re të Teatrit Kombëtar, është projektuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels dhe do të ndërtohet në të njëjtin vend ku ndodhej ndërtesa që u shemb më 17 maj të vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta