Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, Ardit Bido: O hajdut (VIDEO)

18 Qershor 2026 | 19:51

Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i bërë thirrje: O hajdut!

Bido është ‘konfrontuar’ me ta duke i pyetur se çfarë u ka vjedhur. Situata më pas u tensionua pasi shume persona u afruan pranë tij duke sjellë ndërhyrjen e policisë për largimin e tij nga turma.

Një protestues gjithashtu u neutraliza nga policia pasi tentoi të shkonte pas efektivëve të cilët po shoqëronin Bidon. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë ndodhi mes Ardit Bidos dhe protestuesve, momenti kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetje deputetit

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido u gjend mes turmes së protestuesve të cilët u mblodhën këtë të enjte në protestë para...
20:22 | 18/06/2026

Protestuesit para Kuvendit, eskorta e kryeministrit largohet me shpejtësi (VIDEO)

Ndryshimi i intenerarit të protestuesve duke marshuar drejt Parlamentit i kapi të papërgatitur deputetët të cilët u pikasën duke u larguar nga ambientet e Kuvendit....
20:01 | 18/06/2026

Protestuesit nisen nga Kryeministria drejt Parlamentit, bëjnë thirrje për bllokimin e hyrjes së Kuvendit

Protestuesit këtë të enjte kanë vendosur të ndryshojnë intenerarin e zakonshëm të protestës duke marshuar drejt Parlamentit. Qytetarët të cilët ishin mbledhur para Kryeministrisë, janë...
19:42 | 18/06/2026