Kallas: Është shumë herët për të hequr sanksionet ndaj Iranit, duhet të monitorojmë zhvillimin e situatës

19 Qershor 2026 | 08:14

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaya Kallas, tha dje se ende nuk janë krijuar kushtet për bisedime mbi heqjen e sanksioneve kundër Iranit, pavarësisht marrëveshjes kornizë të shpallur së fundmi midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke shtuar se Bashkimi do të marrë vendime të mëtejshme në përputhje me zhvillimin e situatës.

“Kur kushtet ta lejojnë, sigurisht, shtetet anëtare do të diskutojnë heqjen e sanksioneve, por ende nuk kemi arritur në atë pikë”, u tha Kallas gazetarëve përpara takimit të Këshillit Evropian, raporton Reuters.

Kallas deklaroi gjithashtu se Bashkimi Evropian zbaton lloje të ndryshme sanksionesh ndaj Iranit, duke përfshirë ato që lidhen me programin bërthamor, si dhe masat e futura për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

“Kur bëhet fjalë për sanksionet që lidhen me çështjen bërthamore, nëse arrihet një marrëveshje bërthamore, shtetet anëtare do ta diskutojnë atë. Megjithatë, ka edhe sanksione për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ne shohim se gjendja e të drejtave të njeriut sot është më e vështirë se kurrë më parë”, tha Kallas, raportoi Euronews.

Kallas shtoi se një pjesë e sanksioneve evropiane i referohet edhe, siç deklaroi ajo, pengimit të lirisë së lundrimit, duke vlerësuar se këto masa mund të rishqyrtohen pas rihapjes së Ngushticës së Hormuzit.

Sipas saj, Bashkimi Evropian do të marrë vendime për ndryshimet e mundshme në regjimin e sanksioneve në përputhje me zhvillimin e mëtejshëm të situatës dhe lëvizjet konkrete nga Irani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që ishin paraparë të zhvilloheshin më 19 qershor në resortin malor të Burgenstokut nuk do të zhvillohen siç...
09:31 | 19/06/2026

Macron: Nuk besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se nuk beson që lufta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ka “mbaruar plotësisht”, pavarësisht marrëveshjes që...
07:36 | 19/06/2026

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

Bashkimi Evropian (BE) do të mbajë këtë vjeshtë një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat, gjë që pritet të konfirmohet në dokumentin përfundimtar të samitit...
18:20 | 18/06/2026