E djathta rikthehet në Kolumbi, politikani i mbështetur nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale

22 Qershor 2026 | 10:21

Kandidati i krahut të djathtë Abelardo de la Espriella ka fituar ngushtë zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, sipas numërimit paraprak të votave, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin politik të vendit dhe në qasjen ndaj sigurisë, krimit dhe konfliktit të armatosur.

Me më shumë se 99 për qind të votave të numëruara, de la Espriella ka siguruar rreth 49.7 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij i majtë, Iván Cepeda, ka marrë 48.7 për qind. Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ngushtë për kandidatin e mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në fjalimin e tij para mbështetësve në Barranquilla, de la Espriella deklaroi se vendi po hyn në një epokë të re. Ai premtoi se do të qeverisë për të gjithë kolumbianët dhe u zotua të respektojë Kushtetutën e vitit 1991.

“Sonte fillon një histori e re për kombin tonë. Do të qeveris për të gjithë kolumbianët, si për ata që votuan për mua, ashtu edhe për ata që mbështetën kandidatin tjetër”, tha ai.

Ndërkohë, Iván Cepeda nuk e ka pranuar ende humbjen, duke theksuar se numërimi paraprak nuk përbën rezultat zyrtar. Ai deklaroi se do të presë përfundimin e procesit të verifikimit dhe shpalljen zyrtare të rezultatit përpara se të njohë fituesin.

Fitorja e mundshme e de la Espriellës pritet të sjellë ndryshime në politikat e sigurisë së Kolumbisë. Gjatë fushatës, ai është zotuar për një qasje më të ashpër ndaj grupeve të armatosura ilegale, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Mbështetësit e tij festuan rezultatin në Barranquilla me flamuj kombëtarë, muzikë dhe fishekzjarrë. Shumë prej tyre mbanin kapele me sloganin “Ta bëjmë Kolumbinë të madhe përsëri”, një referencë ndaj sloganit politik të Donald Trump.

Pas publikimit të rezultateve paraprake, Trump reagoi në rrjetin e tij social Truth Social duke shkruar: “Ai fitoi, MADHËSHTi”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet Iran-SHBA, kryeministri i Pakistanit jep detaje nga takimi në Zvicër: Përparim inkurajues

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif përmes një postim në “X” ka zbuluar detaje nga negociatat midis Iranit dhe SHBA-së të cilat sipas tij kanë përfunduar me...
11:59 | 22/06/2026

Kur do të ketë një kryeministër të ri në Britani?

Keir Starmer tha se do t’i kërkojë Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të Partisë Laburiste që nominimet për udhëheqësin e ri të partisë të hapen më 9 korrik....
11:51 | 22/06/2026

Kina thirrje Iranit dhe SHBA-së: Ruani vrullin në bisedimet e paqes dhe punoni drejt përparimit pozitiv

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun tha se Kina shpreson që Irani dhe SHBA-të do të ruajnë vrullin e negociatave të tyre dhe do...
11:40 | 22/06/2026