Pas dorëheqjes së Starmer, reagon Andy Burnham. Konfirmon kandidaturën për kryeministër të Britanisë

22 Qershor 2026 | 12:59

Andy Burnham ka konfirmuar se do të kandidojë për të zëvendësuar Keir Starmer. Në një postim në X ai thotë se do t’i japë Britanisë “stabilitet, seriozitet dhe një fokus të vazhdueshëm në çështjet që kanë më shumë rëndësi”.

Ndërkohë, Burnham ka falënderuar gjithashtu Starmer për të gjitha vitet që i ka shërbyer Britanisë, ndërkohë që thekson se dëshiron që tranzicioni të jetë “një proces pozitiv ripërtëritjeje”.

“Keir i ka shërbyer shumë vendit tonë dhe dua ta falënderoj për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij gjatë një periudhe kaq sfiduese.

Vendimi i tij shënon fillimin e një tranzicioni dhe është e rëndësishme që ky proces të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme. Unë do të vë veten në dispozicion si pjesë e këtij procesi.

Vendi pret stabilitet, seriozitet dhe një fokus të vazhdueshëm mbi çështjet që kanë më shumë rëndësi dhe kjo është ajo që do të marrë.

Ndërsa ecim përpara, prioriteti ynë duhet të jetë të punojmë së bashku për ta rikthyer vendin aty ku të gjithë duam të jetë. Njerëzit duan të shohin përparim në rritjen ekonomike, koston e jetesës, shërbimet publike, strehimin dhe mundësitë për brezin e ardhshëm. Ndryshimi politik nuk duhet kurrë të shpërqendrojë nga përgjegjësia për të përmirësuar jetën e njerëzve.

Lëvizja Laburiste ka qenë gjithmonë më e fortë kur shikon përpara me besim dhe qëllim të qartë. Kështu do të veprojmë nga këtu e tutje dhe do të sigurohemi që ky tranzicion të jetë një proces pozitiv rinovimi për partinë tonë dhe për vendin tonë”, është shprehur ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare arkitekti i ekonomisë moderne amerikane, Alan Greenspan

Alan Greenspan, ish-kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së dhe një nga figurat më me ndikim në ekonominë globale, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Lajmi...
15:02 | 22/06/2026

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian do të vizitojë nesër Pakistanin

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian do të vizitojë Pakistanin të martën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasim, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që...
14:48 | 22/06/2026

Peskov: Largimi i Starmer nuk do të rregullojë raportet mes Moskës dhe Londrës

Kremlini tha të hënën se dorëheqja e kryeministrit britanik Keir Starmer nuk ka gjasa të sjellë përmirësim në marrëdhëniet midis Moskës dhe Londrës. Duke folur...
14:26 | 22/06/2026